Durrës/ Shembet me tritol resorti i ndërtuar pa leje, në pronësi të ish-kreut të IMT-së
dp

Lexo edhePjesë e një organizate kriminale, arrestohen dy vëllezër në Divjakë, të dënuar me burg në Itali

Shembet resorti ‘Saint Michele Residence’, në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, për të cilin është arrestuar nga Policia ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashki, Ardian Halili, pasi e ka ndërtuar pa leje gjatë kohës që ishte në detyrë.
Policia e Durrësit dha detaje mbi arrestimin e Ardian Halilin, ish-kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në qytetin bregdetar. Sipas bluve, ish-zyrtari, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Residence” në fshatin Shetaj të Ishmit në vijën bregdetare pranë Kepit të Rodonit.
Policia sqaroi se i gjithë objekti i pushimit, me 11 kabina tip garsionere, një godinë 2 katëshe, një fushë mini-futbolli, pishinë në një sipërfaqe toke 5.600 m2 është ndërtuar pa leje prej vitit 2018 e në vijim, gjatë kohës kur Ardian Halili ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës, deri në vitin 2021.

Lexo edhePjesë e një organizate kriminale, arrestohen dy vëllezër në Divjakë, të dënuar me burg në Itali
Blutë e Durrësit njoftuan se ish-kryeinspektori do të hetohet nga SPAK për 3 vepra penale: “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim i detyrës”.