Faleminderit për ftesën, por nuk vijmë’-Pasi fitoi medaljen e artë olimpike në Milano Cortina, skuadra amerikane e hokejit për vajza nuk do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për të marrë pjesë në festime.
Refuzimi erdhi pas gafës së radhës së kreut të Shtëpisë së Bardhë që pas fitores së medaljes së artë të skuadrës së hokejit të meshkujve ndaj Kanadasë, telefonoi lojtarët në dhomën e zhveshjes për t’u thënë se i donte në mënyrë absolute në Washington.
Por gjatë telefonatës Trump kishte shtuar: ‘Duhet të ftoj edhe vajzat sepse me shumë mundësi do të më akuzonin nëse nuk do t’i ftoja’. Lojtarët shpërthyen në të qeshura të forta dhe të pavend.
Menjëherë shpërthyen polemikat që u shtuan edhe më shumë nga fakti se në mes lojtarëve që po pinin birrë dhe po këndonin ishte dhe drejtori i FBI, Kash Patel. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Patel shfaqet duke kërcyer, festuar dhe në një moment në qafën e tij shfaqet edhe një medalje e artë. Në rrjetet sociale përdoruesit vërshuan për të komentuar.