back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaBotë“Dueli i grabitqarëve”: Trentino, përballja e pabesueshme e një ariu me ujkun!

“Dueli i grabitqarëve”: Trentino, përballja e pabesueshme e një ariu me ujkun!

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Një dhuratë e madhe, të cilën ndoshta nuk do ta kisha shpresuar kurrë; kështu e përshkroi fotografi Massimo Vettorazzi regjistrimin e momentit të përballjes së një ariu dhe një ujku që lëvizte me tufën e tij.

Vettorazzi kishte vendosur në Trentino kamera-kurth, sic i përshkruan dhe vetë, duke gjurmuar një grup ujqërish të cilët qarkullonin në atë zonë. As që ia kishte marrë mendja se do të arrinte të filmonte fare rastësisht përballjen e një ujku me një ari.

Regjistrimi i një ariu dhe një ujku nuk është aspak i lehtë, sepse janë kafshë që përvidhen shpejt. T`i filmosh pastaj të dy bashkë këta mishngrënës të rrezikshëm, në një duel vështrimesh ku masin me sy njëri tjetrin për të parë nëse duhet të hidhen në sulm apo jo, konsiderohet diçka mjaft e rrallë. Në fund ishte ujku ai që zgjodhi të largohej, pa e ngacmuar kundërshtarin, epërsia e forcës së të cilit dukej qe ishte qartazi më e madhe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz