Duda Balje: Gabimi më i madh në karrierën time votimi i Gjykatës Speciale, menjëherë do ta hiqja atë votë
dp

Lexo edheNetanyahu: Duam pushtimin e plotë të Gazës, por jo ta qeverisim vetë

Balje tha se votën për formimin e Gjykatës Speciale e konsideroi si veprimin më të gabueshëm në karrierën e saj.
“Unë e ndjej shumë mirë. Unë vërtetë kam votu për këtë gjykatë, duhet me e pranu. Unë e konsideroj po ashtu si gabim më të madh në karrierën time. Kam pasur shumë presion. Në fund votova sepse kam kuptu se duhet me votu në mënyrën qysh me prezantu faqja e bardhë para botës. Shpresoj që shumë shpejt krejt personat që janë në burg atje kanë me dalë jashtë. Menjëherë do ta hiqja atë votë. Shkova në Hagë, vërtetë nuk është e lehtë. Unë mendoj se kanë gabu, se pa marrë parasysh edhe na jem krejt në Kosovë dhe e kemi të njëjtin qëllim. Unë e lus Allahun se naj hap pozitiv ka me bë”, tha Balje për Insajderin.

Lexo edheNetanyahu: Duam pushtimin e plotë të Gazës, por jo ta qeverisim vetë