Drita siguron kualifikimin historik në Conference League – Besnik Krasniqi shënon golin vendimtar

Klubi nga Gjilani, Drita, ka shkruar histori sonte duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të UEFA Conference League, pas një performance të shkëlqyer në përballjet ndaj skuadrës luksemburgase Differdange.
Në ndeshjen e dytë të “play-off”-it, e cila u zhvillua sonte në Luksemburg, Drita arriti një fitore të ngushtë por të vlefshme me rezultat 0:1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 62-të, duke i dhënë avantazhin vendimtar skuadrës kosovare, transmeton lajmi.net
Kjo fitore, në kombinim me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Kosovë, e çon Dritën tutje me rezultat të përgjithshëm 3:1, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në grupet e Conference League.
Edhe pse nuk është ekipi i parë nga Kosova që arrin këtë sukses (Ballkani ka qenë më herët dy herë në fazën e grupeve të kësaj gare), Drita bëhet skuadra e dytë nga vendi që përfaqëson Kosovën në një kompeticion të tillë evropian, duke shënuar një moment historik për klubin dhe për futbollin kosovar.

Lexo edheHISTORIKE: Drita ”Shndritë” në Evropë, kualifikohet në grupet e Conference Leageu
Me këtë sukses, Drita tregon potencialin dhe rritjen e nivelit të futbollit kosovar në skenën ndërkombëtare, duke fituar edhe më shumë respekt e vëmendje në arenën evropiane./lajmi.net/














