back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaSportHISTORIKE: Drita ”Shndritë” në Evropë, kualifikohet në grupet e Conference Leageu

HISTORIKE: Drita ”Shndritë” në Evropë, kualifikohet në grupet e Conference Leageu

Të ngjajshme

Kompania ajrore që ndryshon rregullat për pasagjerët obezë

Duke nisur nga 27 janari, kompania ajrore amerikane Southwest...

Iliriana Sadriu flet hapur për dëshirën për të pasur fëmijë, emocionon me përgjigjen

Këngëtarja e njohur Iliriana Sadriu ka zgjedhur t’u përgjigjet...

Ilir Daja nuk ia del me Dinamon, eliminohen nga Conference League

Dinamo i ka dhënë fund aventurës europiane, kjo pas...

Ky është 61-vjeçari që u vra nga kushëriri në Shkodër

Personi në foto është 61-vjeçari Piro Prroni, i cili...

Ëndrra e Dritës për të arritur sukses në garat Evropiane është realizuar.

Për herë të parë në historinë e klubit, Drita ka siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Kosovës sonte shënoi edhe një fitore ndaj skuadrës nga Luksenburgu, Differdange, duke e mposhtur me rezultat 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi kapiteni, Besnik Krasniqi, i cili u tregua i saktë nga penalltia, në minutën e 61-të.

Drita kalon fazën e play-offit, me rezultat të përgjithshëm, 3-1.

Shorti për grupet e Conference League hidhet ditën e premte.

Drita gjatë këtyre muajve është përballur katër herë me skuadrën e Differdanges, dy herë në rrethin e parë kualifikues të Champions League, dhe tashmë në play-offin e Conference League, ku shënoi fitore në katër ndeshje.

Drita është skuadra e dytë kosovare që merr pjesë në grupet e Conference League, pasi këtë e arriti Ballkani për dy vite radhazi./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz