Drita shkruan historinë, fiton ndeshjen e Ligës së Kampionëve (Video)
dp·

Drita ka hyrë në histori të futbollit kosovar.
Kampionët e Kosovës bëhen skuadra e parë kosovare që fitojnë një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga Gjilani në ndeshjen e parë parakualifikuese ka mposhtur skuadrën nga Androra, Santa Coloma me rezultat 2-0.
Në 90 minuta edhe pse pati shumë raste për Dritën portat mbetën të paprekura.
Në lojën shtesë ndodhi ajo që pritej.

Lexo edheMarchisio dëshiron të qëndroi në Juventus
Drita kaloi në epërsi me supergolin e Xhevdet Shabanit nga një distancë e largët.
Nëntë minuta më vonë Gerbeshi ishte i saktë nga penalltia për rezultatin 2-0.
Drita në finale do të pres fituesin e ndeshjes La Fiorita – Lincoln dhe fituesi do të kualifikohet në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/














