Drilon Islami, 24 vjeç, është shumë pranë largimit nga CFR Cluj, vetëm pak muaj pasi iu bashkua skuadrës nga Prishtina gjatë merkatos së verës.
Mesfushori kosovar, i cili erdhi si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë njëvjeçare, nuk ka debutuar ende në asnjë ndeshje zyrtare me ekipin nga “Gruia”.
Pavarësisht se CFR Cluj po përballet me probleme serioze në repartin e mesfushës, trajneri Dan Petrescu është bindur për të ardhmen e lojtarit dhe i ka komunikuar drejtuesve dëshirën për ta lënë të lirë.
Sipas fanatik.ro, Islami tashmë ka një ofertë konkrete nga Ballkani, ndërsa bisedimet mes palëve kanë nisur.
Një rikthim në Kosovë do të ishte lëvizje e shpejtë për mesfushorin, i cili para transferimit në Rumani kishte luajtur për FC Ferizaj, FC Drita dhe FC Prishtina.
Kalimi te CFR Cluj ishte përvoja e parë jashtë vendlindjes për Islamin, por duket se aventura e tij në Superligën rumune do të mbyllet shumë më shpejt se sa pritej.