Sipas komunës së Drenasit, asambleisti Xhavit Drenori, u ka ndarë dhurata për festën e fundviti nxënësve të klasës së parë (I) të SHFMU “Rilindja” në Dritan.
“Komuna e Drenasit ndjen për obligim të sqaroj për opinionin se më datën 27.12.2017 nga ora 11:00, Asambleisti Xhavit Drenori nga subjekti politik Vizioni për Drenasin, ka keqpërdorur nxënësit e klasës së parë (I) të SHFMU “Rilindja” në Dritan, i cili me këtë rast së bashku me kujdestarin e klasës dhe me lejen e Drejtorit të Shkollës, Rizah Hajdari, kanë organizuar takim me nxënës duke i sjellur në Sallën e Kuvendit në Drenas kinse për t’iu shpërndarë dhurata për festat e fundvitit”, ka njoftuar komuna.
Ky aktivitet i Drenorit sipas komunës bie ndesh me udhëzimet administrative.
“Veprimi i Asambleistit në fjalë bie ndesh me nenit 10 të Udhëzimit Administrativ 02/2016, ku përshkruhen qartë aktivitetet jashtë shkollore/jashtë mësimore, prandaj Drejtoria Komunale për Arsim në bazë të kompetencave që ka dhe zbatueshmërisë së ligjit, ruajtjes së personalitetit të fëmijëve dhe integritetit të tyre nuk do të lejoj të keqpërdoren dhe të manipulohen nxënësit tanë në asnjë mënyrë, e asesi për qëllime politike, prandaj ndaj punëtorëve arsimor do të merren masa disiplinore”, thuhet në njoftimin e komunës.
Por nuk ka vonuar dhe ka ardhur edhe reagimi i Drenorit, i cili në profilin e tij në Facebook, ka publikuar emailet që i ka dërguar komunës për rezervimin e sallës, dhe drejtoresha Kimete Qorri ia ka aprovuar kërkesën e Drenorit.
Reagimi i plotë i Drenorit:
Me kënaqësi sot kaluam disa momente në sallen e kuvendit të komunës (sallën e qytetarëve) bashkë më nxënësit e klasës së parë të SHFMU “Rilindja” Dritan.
Përveç informimit, musafirëve të këndshem rreth funksionimit të kuvendit të komunës, kuptohet me gjuhën që ata e kuptojnë, ju ndamë edhe nga një dhuratë për t’ju uruar përfundimin me sukses të gjysemvjetorit të parë dhe në përgjithësi të këtij viti.
Megjithatë kjo është vetëm pjesa e ëmbel e kësaj vizite!
Kjo vizitë e nxënësve fatkeqësisht u shoqërua edhe pjesën e errët të saj.
Në kohën kur po shkembeheshim me informacione me nxënësit rreth funksionimit të komunës, papritmas në sallë të kuvendit u shfaq një “arushë e vjetër”, e lodhur, e mbushur frymë dhe gati m’i trembi musafirët.
Fatbarsisht, shpejtë arritem ta qetësojmë “arushen plakë” dhe musafirët simpatik, të lumtur me dhuratat në duar, u larguan nga salla për në shkollë për të vijuar mësimin e rregullt (transportin e kisha aranzhuar me financa të mia personale).
I lumtur që përveç “arushës plakë”, fëmijët nuk u takuan edhe me Kim Jong-un, i cili ishte lëshuar në aksion, sado që për këtë aktivitet ishin përfilluar të gjitha procedurat (në tri fotot e fundit).
Ftesa përmes drejtorit të shkollës dhe mësimdhënësit u kishte shkuar në shtëpi secilit prind që javen e kaluar për të marrë konfirmimin rreth vizitës.
Rreth personazheve të frikshme të kësaj vizite dhe veprimeve të tyre jo njerëzore, së shpejti në një prononcim për një medium.