Asambleisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori ka reaguar pas denimit qe i bëri gjuhës se tij ministrja në detyrë, Dhurata Hoxha kur përmendej prokurori Imer Beka.
Reagimi i Drenorit:
Ministreshë në detyrë, Dhurata Hoxha nuk te paskan tregu që kallzimet penale dhe denoncimet në polici për korrupsion dhe krim të organizuar i kam dërguar gjatë kohës sa isha asamblist nga GP i PDK-së, 2014-2016.
Kisha mision nga z. Thaçi dhe z. Hoxhaj që përvojat e mija ndërkombëtare ti praktikoj në qeverisjen lokale në Drenas.
Madje dy të apostrofuarit me patën premtuar që me një strategjie rreth një qeverisje lokale krejt tjetër, do me prisnin pas zgjedhjeve të jashtzakonshme të vitit 2014.
Ata e dinin mirë që Drenori nuk bëhët pjesë e hajnisë në Drenas.
Për kallzimin e parë penal (mars 2015), ishte i njoftum edhe A.T., këshilltari më i afërt i z. Thaçi atëbotë.
Ndërsa veprimet e mija të tanishme nuk kanë të bëjnë absolutisht asgjë me Vetëvendosjen, madje me vije keq që padrejtësisht Ju dhe disa media i përzien veprimet e mija me VV-në.
Jam asamblist i pavaruar në KK në Drenas dhe me VV-në kishim një bashkëpunim vetëm për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit sepse isha i bindur që çkapja e sistemit gjyqësor dhe pavarsimi i tij mund të arrihet me VV-në pushtet dhe PDK-në në opozitë, ndërsa me të përfunduar zgjedhjet, vazhdoj aktivitetin tim në sherbim të qytetarëve të Drenasit si asamblist i pavarur.
Në fakt me ekipen time e cila po rritet dita ditës në Drenas, jemi në themelim të subjektit politik për zgjedhjet lokale të emëruar Vizioni për Drenasin.
E Ju, e nderuar Ministreshë, merreni me vete prokurorin e apostrofuar dhe ejani në debat televiziv dhe i debatojmë kallëzimet penale dhe denoncimet që bëra sa isha asamblist i PDK-së dhe turpërohu me gjithë prokurorin për mos veprim, në fakt inkurajim të krimit të organizuar dhe korrupsinit në Drenas.