back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenori – Lladrovcit: Mirë e ke nis kryetar

Drenori – Lladrovcit: Mirë e ke nis kryetar

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Ndonëse ishin kundër kandidat në garën për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori ka lavdëruar punën e nisur të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Përmes një postimi në facebook, të nisur me një shprehje në gjuhën angleze “Just go ahead Ramiz”, ka lavdëruar punën e kryetarit të Drenasit për ndalimin strikt të duhanit në lokalet e Drenasit si dhe pezullimin nga puna të disa zyrtarëve komunal me aktakuzë.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Drenorit

Just go ahead Ramiz !

Lajme të mira nga kryetari i komunës sonë!

Pas fillimit të zabitmit strikt “anti duhan” nëpër lokale të mbyllura, vjen edhe vendimi i suspendimit të zyrtarëve me aktakuza.

Dhashtë Zoti të vazhdoj këtë ritëm, sidomos kur jemi të “pastrimi” i komunës nga zyrtarë të korruptuar.

Megjithëse “krimbi” është në kokë e jo në bisht.
Janë drejtorët (disa) që ende po i mban në ekip ata që janë përgjegjësit kryesor për keqpërdorim të skajshem të pozitave zyrtare.

Për shumë nga ta tashmë ka aktakuza por edhe kallzime penale.

Nëse shoh këtë gatishmëri të kryetarit që më të vërtetë të “pastroj” komunën tonë nga korrupsioni, së shpejti do ja dorëzoj dosjen e drejtorëve të cilën para disa dite ja kisha dorëzuar edhe zyrtarëve të lartë të ambasadës amerikane në Prishtinë (kallzime panale dhe denoncime të krimet e renda për keqpërdorim të pozitave zyratre, të gjitha të argumentuara skajshmërisht!).

Mirë e ka nisë kryetari.

E inkurajoj të vazhdoj dhe në këtë rrugë me ka përkrahës (pa kushte dhe pozita).

Të Fundit

Sport

ShowBiz