back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenori i pa vendosur për balotazhin

Drenori i pa vendosur për balotazhin

Të ngjajshme

Dogana ndalon mallra të falsifikuara “Gucci”, “Louis Vuitton”

Zyra Doganore në Prishtinë ka realizuar një sërë aksionesh...

Pothuajse 50 furra buke mbyllen çdo vit në Zvicër

1000 furra buke janë mbyllur në 20 vitet e...

Rrahje në një kafene te Xhamia e Llapit, theret me thikë një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e...

Pas përfundimit të numërimit të votave gjatë natës së kaluar u kuptua edhe fakti se komuna e Drenasit do të shkojë në balotazh. Pritet që së shpejti qytetarët e Drenasit t’u drejtohen përsëri kutive të votimit. Ndërsa ishte pikërisht kandidati i pavarur Xhavit Drenori i cili ka arritur të jetë i treti në garën për këtë komunë kështu duke mbledhur 12.53% të votave.

Kurse menjëherë pas zyrtarizimit të balotazhit në mes kandidatit të PDK-së Ramiz Lladrovci dhe atij të Nismës, Isa Xhemajlaj, të shumta ishin fjalët në lidhje me përkrahjen e kandidatit të tretë në këtë komunë.

Në një prononcim për Indeksonline, kandidati i pavarur Xhavit Drenori ka theksuar se në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar mirë dhe qytetarët e Drenasit janë fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve pasi kanë dhënë një mesazh të mirë jo vetëm për Kosovën por edhe më gjerë, që vërtetë në vendin tonë dinë të organizohen zgjedhje të lira, në kuptimin zgjedhje brenda përbrenda procesit të votimit.

“Ndërsa sa i përket fushatës zgjedhore mund të them se fushata ka qenë e egër. Gjatë ditës së votimit në përgjithësi në bazë të informacione nga tereni dhe  organizatave monitoruese zgjedhjet kanë shkuar në rregull në mënyrë demokratike, por presioni ka qenë gjatë fushatës e ky ka qenë ndikimi i partisë në pushtet”, ka thënë Drenori.

Gjithashtu ky i fundit ka theksuar se nuk mund të thotë ende asgjë në lidhje me balotazhin që pritet të zhvillohet në fillim të muajit janar.

“Nuk mund të them ende asgjë pa u marrë vendimi por vetëm një gjë është e qartë, unë personalisht në mënyrë personale votë për Ramiz Lladrovcin në komunën e Drenasit nuk kam”, ka shtuar Drenori.

Kandidati i pavarur në Drenas poashtu ka theksuar se është kundër udhëheqjes së PDK-së në këtë komunë.

“Jam kundër udhëheqjes së PDK-së në përgjithësi, jo kundër Ramiz Lladrovcit si personazh. Nuk kam asgjë personale as me Lladrovcin as me PDK-në, por jam i bindur thellësisht se Qeverisja e Drenasit nuk është i duhuri Lladrovci, kjo është bindje e imja”, ka vazhduar Drenori.

Sipas tij edhe nëse do të zhvillohen negociata duhet të zhvillohen rreth programeve komplet dhe jo për pozicionet.

“Unë kur kam hyrë në garë nuk kam hyrë për lakminë e ndonjë pozicioni. Unë nuk do të mbështes ndonjërin prej kandidatëve. Poashtu arsyeja se pse nuk e përkrahi edhe kandidatin nga radhët e Nismës është se nuk kam parë shumë seriozitet që mundet të sjellë ndonjë ndryshim shumë të madh në Komunën e Drenasit pasi komuna e Drenasit ka nevojë për shumë ndryshime edhe ato të mëdha”, ka përfunduar Drenori. Duhet përkujtuar që zgjedhjet e mbrëmjes së kaluar kanë lënë mundësinë që balotazhi zgjedhor të mbahet në fillim të muajit janar në mes PDK-së dhe Nismës për Kosovën, dy kandidatë këta të bindur që mëngjesin e sotëm do të ishin veçse në postin e të  parit të kësaj komune./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz