Themeluesi i Iniciativës Qytetare “Vizioni për Drenasin”, Xhavit Drenori, së bashku me anëtarët e subjektit të tij politik, kanë mbajtur një mbledhje, raporton Drenicapress.
Aty është diskutuar rreth shndërrimit të Iniciativës Qytetare “Vizioni për Drenasin”, në parti politike në nivel vendi.
Ky është njoftimi i Drenorit:
Pas suksesit të jashtzakonshëm në zgjedhjet e fundit lokale, në të cilat zgjedhje Vizioni për Drenasin konkuroj si Iniciativë Qytetare dhe u rendit si subjekti i tretë me fuqi politike në skenen politike në Drenas, nga sot inicohet të shënderrohet në Parti politike.
Është kërkesë e më shumë se 80% të aktivistëve dhe vullnetarëve të ekipes sonë që VIZIONIN ta themelojmë Parti politike, të struktuar sipas praktikave më të mira demokratike.
Sot, pas takimit me një pjesë të ekipes, edhe zyrtarisht vendosem që të inicohet themelimi i partisë VIZIONI, mbi bazën e Iniciatives Qytetare Vizioni për Drenasin.
VIZIONI, i profilizuar si Parti Socialdemokrate, ofron komunitetin e qytetarëve që nuk nënshtrohen por bashkojnë dijen dhe energjine për të ofruar alternativen më të mirë qeverisese, me barazinë sociale ndërmjet qytetarëve.
I ftojmë të gjithë qytetarët, nga çdo shtresë e shoqërisë, të bashkohen në konceptin tonë për të bashkthemeluar strukturat udhëheqëse të VIZIONIT.