BallinaLajmeDrenica me fitore rrëmben kreun në Superligë, Prishtina dhe Gjilani baraz në...

Drenica me fitore rrëmben kreun në Superligë, Prishtina dhe Gjilani baraz në super ndeshjen në ‘Fadil Vokrri’

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Drenica ka rrëmbyer tri pikë të tjera në Superligën e Kosovës, për të rrëmbyer edhe kreun me 10 pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve të para. Në xhiron e katërt në Superligë Prishtina gaboi në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Gjilanin.

Drenica ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Kosovës, duke regjistruar fitoren e tretë me radhë.

Skuadra nga Skenderaj e mundi 1-0 në udhetim Ulpianën, duke ia shkaktuar humbjen e trete pas katër ndeshjeve dhe zë vendin e fundit me një pikë në renditjen tabelore për sezonin 2021/22.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Drenicën e shënoi Kreshnik Uka në minutën e katërt shtesë.

Prishtina 1-1 Gjilani

Derbi i javës së katërt mes Prishtinës dhe Gjilanit, që u zhvillua në stadiumin Fadil Vokrri, është mbyllur pa fitues.

Të dy golat janë shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht kaluan në epërsi vendasit, me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 84-të, nga penalltia, e shkaktuar nga Armend Halili që mori të dytin të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Kur u mendua se u mbyll gjithçka në këtë takim, doli në skenë Albert Dabiqajt, i cili në minutat e fundit të takimit realizoi për Gjilanin, për rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimi, Prishtina tani renditet e shtata me dy pikë pas katër xhirove në Superligë, dhe vazhdon të kërkojë fitoren e parë – derisa Gjilani renditet në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz