Drenica bllokon rrugët për t’ia pamundësuar Vuçiqit vizitën e sotme
BILLIPërditësuar më

Lexo edheParashikimi i motit për të dielën

Vizita e djeshme të nisur në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duket se do ta ketë të vështirë ta realizoj sipas agjendës së paraparë dhe të miratuar nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme .
Gazeta online Veriu.info mëson se që nga ora 06:30, drenicasit i kanë bllokuar të gjitha rrugët që dërgojnë në fshatin Banjë, për të mos lejuar vizitën e presidentit serb.
Në këto foto shihet se si qindra qytetarë më makina janë mbledhur në fshatin Tërnavc, duke krijuar kolonë të gjatë rreth 2 km, e cila do t’i pamundësoj Vuçiqit hyrjen nga Mitrovica për në Drenicë.
Lexo edheParashikimi i motit për të dielën
Vuçiq sipas agjendës ka paraparë që sot në mëngjes do të qëndroj në Zveçan, për të vazhduar në ora 10:00 në fshatin Banjë të Skenderajt, i cili pjesërisht banohet me serbë.