back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenasi shpall “Qytetar nderi” politikanin e njohur shqiptar

Drenasi shpall “Qytetar nderi” politikanin e njohur shqiptar

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë...

Abdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku e ka...

Shala: Kurti është kreu i mafisë energjetike në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala...
- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka propozuar në Asamblenë komunale propozimin për shpalljen e Pandeli Majkos, “Qytetar nderi” dhe Konteshen Walburga Habsburg Douglas. Propozimi u aprovua nga asamblistët e komunës së Drenasit. Për këtë vendim të Asamblesë, kryetari Lladrovci ka falënderuar asamblistët për këtë vendim.

Ky është njoftimi i plotë i Lladrovcit:

- Advertisement -

E falënderoj Asamblenë komunale të Drenasit për përkrahjen e propozimit tim që z. Pandeli Majko të shpallet “Qytetar nderi”, i komunës së Drenasit si dhe vendimi për të shpallur “Qytetare nderi”, Konteshën Walburga Habsburg Douglas.

Sot, Asambleja komunale e Drenasit, ka nderuar jo vetëm këto dy personalitete por edhe Drenicën dhe krejt Kosovën. Faleminderit!
Z. Pandeli Majko, Shpallet “Qytetar nderi” i Komunës së Drenasit, nga Asambleja komunale e Drenasit, me motivacion:
Për kontributin e çmuar dhe përkrahjen e pakursyer për çlirimin e Kosovës, mbështetjen e vazhdueshme për shtetësinë e Kosovës dhe vënien e interesave të Kosovës në agjendat integruese euro-atlantike.
Personalitetin e fuqishëm patriotik e motivues, e rikonfirmoi gjatë ushtrimit të postit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, kohës më të ndjeshme të kombit shqiptar, kur qytetarët e Kosovës përballeshin me shfarosjen”…

Drenasi shpall “Qytetar nderi”, Pandeli Majko dhe “Qytetare nderi”, Konteshën Habsburg Douglas

Ndërsa për shpalljen e Konteshës Walburga Habsburg Douglas, “Qytetare nderi”, të Drenasit, Z. Lladrovci ka shkruar:
“Për kontributin e çmuar dhe përkrahjen e pakursyer për kombin shqiptar, paraqitjen e gjendjes së shqiptarëve në ish Jugosllavi, përkrahjen e çlirimit të Kosovës dhe shpalljen e saj të pavarur.
Kontesha ka ofruar mbështetjen pa rezervë për shtetësinë e Kosovës dhe vënien e interesave të Kosovës në agjendat integruese euro-atlantike.
Personalitetin e saj të fuqishëm ndërkombëtar, nga Familja e shquar mbretërore e Habsburgëve, e vuri në shërbim të çështjes shqiptare në Ballkan, si bija e politikanit të shquar Otto von Habsburg…

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/drenasi-shpall-qytetar-nderi-pandeli-majko-dhe-qytetare-nderi-konteshen-habsburg-douglas-517916/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz