back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenasi së shpejti me Planin e Integritetit

Drenasi së shpejti me Planin e Integritetit

Të ngjajshme

LIVE: Këtu mund ta shikoni shortin për Kupën e Botës

Në ShBA ka filluar ceremonia për hedhjen e shortit...

Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor

Shtëpia e futbollit FIFA e ka bërë publike orarin...

Donald Trump merr një çmim special nga Infantino

Të gjithë sytë janë nga Uashingtoni, aty ku do...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e UNDP-së në Kosovë, me të cilët ka biseduar për fillimin e bashkëpunimit dhe hartimit të Planit të Integritetit.

Kryetari Lladrovci ka falendëruar përfaqësuesit e UNDP-së për gatishmerinë e bashkëpunimit me Komunën e Drenasit dhe dhënien e këshillave për mbështetjen në trajnimin e burimeve njerëzore. Lladrovci ne kuadër të këtij bashkëpunimi, ka kërkuar këshillime dhe praktika të mira në fushën e sundimit të Ligjit, përkatësisht këshilltar ligjor, sepse Komuna e Drenasit ka veshtirësi me disa prona të uzurpuara, ndërtimet në zonat e ndaluara dhe në zonat e komosacionit.

“Kërkojë mbështetjen e juaj ne fushën e sundimit të ligjit, pasi që plani im qeverisës është i pakompromis në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Përfaqësuesit e UNDP-së, kanë falendëruar kryetarin, dhe kanë shprehur gadishmerinë e përkrahjes për Komunën e Drenasit ne burimet njerëzore dhe avancimin e organizimit dhe riorganizimit të stafit komunal, por para kësaj, është kërkuar që përmes një grupi punues të përfaqësuar nga Komuna dhe UNDP-ja të behët Plani i Integritetit për të vazhduar pastaj me zbatimin e masave që dalin nga ky dokument. ​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz