Mbrëmë në Koroticë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë goditur 5 nxënës, dy prej tyre me lëndime të rënda janë dërguar në QKUK.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë aksident.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar kamioneten nga pakujdesia ka goditur pesë këmbësorë, një mashkull dhe katër femra K-Shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Drenas dhe më pas janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Drenicapress.info