back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, ndahen 12 çertifikata të dëshmorëve

Drenas, ndahen 12 çertifikata të dëshmorëve

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Ne një ceremoni të organizuar nga Komuna e Drenasit, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, janë ndarë çerfitikatat e 12 dëshmorëve të cilëve u është njohur statusi i tyre të vrarë nga armata pushtuese jugosllave.

Ne këtë ceremoni merrnin pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, Naim Zhitia, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.

Fillimisht këtë ceremoni e ka përshëndetur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili vlerësoj se njohja e statusit të këtyre dëshmorëve të vrarë në periudha të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët, ka qenë obligim i vendit, që edhe familjet e tyre të kenë dëshmorët këta të rënë të cilët kishin sakrifikuar jetën e tyre kundër regjimit të dhunshëm jugosllav.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se njohja dhe zyrtarizimi i këtyre dëshmorëve ka qenë synim që nga fillimi i Komisionit, mirëpo vonesat kanë ardhur për shkak të verifikimit të datave të sakta të vrarëve dhe mbështetja në anën ligjore.

Kurse, Naim Zhitia kryetar i Shoqatës së familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, tha se të gjithë të rënët që nga pas lufta e dytë botërore nga pushtuesit jugosllav, janë dëshmorë të kombit.

Një elaborim për jetën dhe veprën e dëshmorëve e ka lexuar historiani, Besim Morina, ndërsa nga Lladrovci, Jashari dhe Zhitia janë ndarë certifikatat e dëshmorëve. Atyre të cilëve u është njohur statusi i dëshmorit në Komunën e Drenasit ishin; Fazli Grajqevci, Naim Muja, Halil Binaku, Abedin Balaj, Shefqet Jashari, Agim Gllareva, Lulzim Rexhepi, Tahir Gashi, Sahit Shala, Enver Morina, Shani Morina e Nebih Istogu. Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka ndarë mirënjohje për veprimtarin e parreshtur, profesorin e ndjerë Bajram Kurtin dhe mirënjohje për Shoqatën e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz