back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas: Mbahet punëtoria për procesin e përgaditjes së buxhetit për vitin e...

Drenas: Mbahet punëtoria për procesin e përgaditjes së buxhetit për vitin e ardhshëm

Të ngjajshme

Është mbajtur puntëtoria komunale e organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, me anëtarë të Komitetit për Politikë e Financa, drejtor të drejtorive komunale, kryesuesin e Kuvendit, nënkryetarin e Komunës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me temën e procesit të përgaditjes së buxhetit për vitin 2017.

Këtë punëtori e ka hapur kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Naim Bazaj dhe ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, veçanërisht misionin e OSBE-së, që për çdo vit kontribuon në mbajtjen e debateve të tilla, që kanë për qëllim finalizimin e buxhetimit për vitet në vazhdim.

Përfaqësuesi i OSBE-së, ka vlerësuar se planifikimi i buxhetit komunal dhe orientimi i parasë publike, ka një rendësi të veçant, pasi që lidhet direkt me interesin e qytetarit.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, z. Hamdi Krasniqi, para të pranishmëve në këtë punëtori, ka treguar se Komuna që ne muajin maj të këtij viti ka bërë ftesën publike, për të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe përgaditjes së draft-kornizes afatmesme buxhetore, që paraja publike të adresohet aty ku duhet. Krasniqi ka thënë se draft-korniza është diskutuar me publikun ne dëgjimet buxhetore me qytetarë, administratorë të fshatrave, në Komitetin për Politikë e Financa dhe është përgaditur si material edhe për mbledhjen e Kuvendit, që gjatë këtij muaji pritet miratimi i buxhetit për vitin 2017. Burimet kryesore te të hyrave, në buxhetin komunal do të jenë nga grantet qeveritare, të hyrat nga burimet vetanake dhe të hyrat nga palët e treta, kurse buxheti për vitin 2017 do të jetë 13 milion e 692 mijë e 694 euro, ndërsa vetëm për shpenzimet kapitale nga buxheti, do të jenë afër 4 milion euro.

Në këtë punëtori, udhëheqësi i njësisë së auditimit të brendshëm, z. Kamer Ramaj ka treguar rreth implementimit të buxhetit nga ana e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe roli mbikqyrës i kësaj njësie. Ramaj ka treguar edhe auditimet që kryhen gjatë vitit, që janë përgaditur edhe si raportr të auditimit të brendshëm në kuadër të raportit të Kryetarit dhe raporti i përgjithshëm, të cilët janë diskutuar edhe në mbledhje të Kuvendit. Në këtë takim janë paraqitur edhe kërkesat dhe shqetësimet e pjesëmarrësve, dhe kanë diskutuar për procesin e përgaditjes së buxhetit dhe janë nxjerrur rekomandimet. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz