back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, Kuvendi mbajti seancë solemne për nder të 28 Nëntorit

Drenas, Kuvendi mbajti seancë solemne për nder të 28 Nëntorit

Të ngjajshme

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet...

Në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit është mbajtur seanca solemne, ku merrnin pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, anëtar të Kuvendit të Komunës, drejtor të drejtorive komunale, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të subjekteve politike në Drenas dhe qytetarë.

Mbledhjen e ka hapur anëtarja më e vjetër e Kuvendit, Sabrije Kukaj, ndërsa fjalë rasti ka mbajtur kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci. Më poshtë gjeni fjalimin e kryetarit Lladrovci ne seancën solemne të Kuvendit;

Të nderuara asambliste dhe asamblistë,

Familje të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës së lavdishme të UÇK-së

Të nderuara zonja e zotërinj,

Qytetar të Drenasit,

Sot, jemi mbledhur në këtë seancë solemne, për të shprehur respektin tonë të thellë, për një ditë që për popullin e kombit tonë, paraqet ditën më të shenjtë, ditën që sublimon të arriturat tona, për qenësinë tonë kombëtare dhe qenësinë shtetërore.

Nëntori i parë i shënuar në historinë tonë ishte më 28 Nëntor 1443, kur kryetrimi e Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu arriti në Krujë, për të krijuar lavdinë e pamposhtur ndër shekuj.

Nëntori i dytë, ishte Nëntori i Ismail Qemalit, kur në Vlorën heroike, ngritët flamuri, si shenjë e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Ishte kjo një ditë që sublimonte dhe sintetizonte, përpjekjet gati pesë shekullore për pavarësi nga zgjedha otomane.

Ishte kjo ditë që përmblodhi aktivitetet atdhetare të qindra rilindësve, atdhetarëve që kurorëzuan me rezistencë pavarësinë e popullit shqiptar.

Kjo ditë, për kombin tonë, do të bëhet fije e ndritshme dhe e pashkëputshme historie, edhe në trojet e okupuara. Në këtë datë, në shtëpinë e mësuesit e patriotit të shquar të Drenicës, Shaban Jashari, i lind djalë, më 28 Nëntor 1955. Kjo datë e kjo ditë, sot kujtohet si vijim i historisë më të ndritshme të shtetësisë e rezistencës, sepse, lind komandanti ynë legjendar, Adem Jashari.

Të nderuar të pranishëm,

Sot, me nderim të thellë kujtojmë aktet historike të Ademit, Hamzës, Rifatit e Babës Shaban, të një lufte legjendare që e kujtojmë me përkulje të thellë.

Më 28 Nëntor 1997, në Llaushë, do ta kujtojmë 28 Nëntorin e katërt, atë të daljes në skenë për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Mujë Krasniqit, Daut Haradinajt dhe Rexhep Selimit. Datë kjo që rrokullisi ortekun e rezistencës, deri në çlirim.

Më shumë se kurrë, sot, ndjehemi krenar me këto data historike, data të memories tonë kombëtare, të denjë për t’i treguar pasardhësve tanë, se nga janë simbolet e qenësisë tonë nacionale dhe shtetërore.

Të nderuar të pranishëm,

Sot, kujtojmë të gjithë të rënët për atdhe, për veprimtarinë e tyre patriotike, kujtojmë sakrificën e heronjve tanë, kujtojmë mijëra dëshmorë, martirë dhe të pagjetur, që vendit tonë i sollën lirinë.

Me përkushtimin tonë institucional, dëshmojmë se e kemi merituar lirinë, duke punuar e dhënë kontributin tonë me qeverisje shembullore, në interes të qytetarëve pa dallim, në interes të komunës dhe shtetit tonë.

Ju uroj të gjithë qytetarëve të Drenasit si dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë, festën e 28 Nëntorit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e lirisë!

Gëzuar 28 Nëntori, urime!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz