BallinaRegjionaleDrenasDrenas, ja si quhet partia e re e Xhavit Drenorit që e...

Drenas, ja si quhet partia e re e Xhavit Drenorit që e themeloi sot (FOTO)

Të ngjajshme

“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e...

Arben Vitia: Pagesa për specializantet lehona, hap i ri për përfundimin e specializimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka komentuar vendimin e...

Ish kandidati i pavarur pёr kryetar tё Komunёs sё Drenasit, Xhavit Drenori bashkё me ekipin e tij ka vendosur qё tё themeloj njё alternativё tё re politike pёr Drenasin.

Kjo u vendos sot në takimin e mbajtur me anëtarë të Ekipës Drenori, transmeton Drenica Press. Drenori tha se pikënisje për angazhimin tonë me subjekt politik me strukturë të mirëfilltë në teren padyshim ishte rezultati i zgjedhjeve të 4. Dhjetorit si dhe nevoja imediate e ofrimit të një alternative ndryshe të qeverisjes lokale në Drenas.

VIZIONI PËR DRENASIN do jetë oferta me e sinqertë për qytetarët e Drenasit për të ngritur për zgjidhje problemet e grumbulluara në qeverisjen lokale.

“Pastrimi” i arsimit nga mësimdhënës të pa kualifikuar dhe fallsifikatorë; menaxhim i mirëfilltë i buxhetit komunal duke ndalur keqpërdorimet sidomos në shpenzimet për projektet kapitale duke ju ofruar qytetarëve (taksapaguesve) tanë projekte cilësore dhe sanksionimi i zyrtarëve komunal dhe kompanive private që gjatë viteve të kaluara e dëmtuan/mashtruan qytetarin tonë; pastaj, kthimi i ligjshmërisë në çdo sektor qeverisës do jenë udhërrefyes i punës dhe angazhimit tonë.

Të gjithë këto, definitivisht nuk mund t’i ofroj kryetari aktual i komunës tonë, marrë parasysh ekipën e tij.

Formalizimi i VIZIONI PËR DRENASIN do të ndodhë në ditët në vazhdim dhe njëkohësisht shtrirja nëpër secilin lokacion të komunës tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz