back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëDrejtoria për Bujqësi fton fermerët për pjesëmarrje në këtë projekt

Drejtoria për Bujqësi fton fermerët për pjesëmarrje në këtë projekt

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokaustit: Angazhohemi për të vërtetën

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 6 milionë...

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Drejtoria për Bujqësisi dhe Zhvillimit Rural në Mitrovicë duke u bazuar në planin e punës për vitin 2016 ka marrë vendim për mbështetjen e Sektorit të Bletarisë përmes mbështetjes së fermerëve me koshere , këshilla profesionale dhe monitrim të vazhdushëm nga ekspert e drejtorisë. Projekti do të realizohet nga Komuna e Mitrovicës në bashkëfinancim me fermerët, pjesëmarrja e fermerit do të jetë 23 % , ndërsa pjesëmarrja e Komunës së Mitrovicës do të jetë 77%.

Fermerët që aplikojnë duhet të plotësojnë këto kushte: 1. Të jetë banor i përhershëm i Komunës së Mitrovicës; 2. Të jetë i regjistruar në regjistrin elektronik të fermerit (eFR) 3. Të kenë 30 e më shumë shoqëri të bletëve; 4. Të jetë antarë i ndonjë shoqate bletarësh (e preferuar); 5. Të participoi në financimin e projektit me 23 %; 6. Përparësi kanë fermerët që nuk kanë përfituar shoqëri bletesh nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

1. Kërkesen e plotësuar për aplikim; 2. Fotokopjen e letërnjoftimit; 3. Çertifikaten e regjistrimit të fermerit; 4. Vërtetimin e tatimit në prone.

Marrja e aplikacioneve si dhe dorzimi i dokumenteve bëhet në Zyrën pritëse në Komunën e Mitrovicës, Nr. 10, prej datës 15.06. 2016 deri me datën 30.06.2016, nga ora 9.00-15.00

Të Fundit

Sport

ShowBiz