Drejtori i Policisë dhe Ambasadori i BE-së në Kosovë flasin për bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë
dp

Lexo edheVrasja e biznesmenit në Itali, arrestohet shqiptari dhe 7 persona të tjerë

Gjatë takimit, Hoxha e njoftoi ambasadorin Orav për prioritetet strategjike të Policisë së Kosovës, përfshirë angazhimet në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, luftimin e krimit të organizuar, dhe përballjen me sfidat aktuale në fushën e sigurisë.
Sipas një njoftimi të Policisë, ky takim konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët.

Lexo edheVrasja e biznesmenit në Itali, arrestohet shqiptari dhe 7 persona të tjerë