back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaShqiptareDrejtori i CIA-s në Tiranë

Drejtori i CIA-s në Tiranë

Të ngjajshme

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh.

Sipas një njoftimi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, çështjet e diskutuara përfshijnë sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, dhe të tjera të karakterit dypalësh.

Gjatë vizitës së tij, drejtori Brennan u takua me kryeministrin Rama, presidentin Nishani, ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës, përfundon njoftimi zyrtar.

Ndërkohë, mësohet se shefi i CIA-s është takuar edhe me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Burime zyrtare bëjnë të ditur se zoti Brennan ka vlerësuar bashkëpunimin me policinë shqiptare, në veçanti me Drejtorinë e Antiterrorit.

Sipas burimeve, gjatë takimit Brennan ka deklaruar se bashkëpunimi dypalësh ka dhënë rezultate pozitive në ndjekjen e çështjeve me interes të përbashkët.

Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me agjencitë te tjera brenda dhe jashtë vendit është për t’u marrë shembull – ka theksuar Brennan, i cili ka garantuar vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit nga ana e CIA-s.

Nga ana e tij, drejtori Çako ka falënderuar Brennan për mbështetjen dhe e ka siguruar atë se puna për rritjen e kapaciteteve në mbrojtje të sigurisë kombëtare, kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit janë prioritete kryesore të Policisë së Shtetit.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi është në favor të mbrojtjes së interesave të të dy vendeve. Në këtë takim Çako shoqërohej nga nëndrejtori Rebani Jaupi dhe drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano.

/ Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz