Drejtoreshat e Komunës së Drenasit kanë ftuar në një takim të gjitha të interesuarat për të bashkëbiseduar rreth kërkesave dhe ankesave që mund t’i zgjidhin përmes Komunës së Drenasit.
Sipas një njoftimi të komunës të cilin e transmeton drenicapress.info, në këtë takim para të pranishmeve do të paraqiten projektet e kryera, rolin e gruas në vendimmarrje, si dhe sfidat dhe problemet e hasura gjatë realizimit të detyrave në organin ekzekutiv të Komunës së Drenasit.
Takimi pritet të mbahet nesër (14.07.2017) në ora 16:00, në sallën e vjetër të Kuvendit Komunal të Drenasit. /Drenica Press/

