Skuadra e Prishtinës sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Alban Dragushën.
Dragusha sot u takua me futbollistët e tij dhe mbajti seancën e parë stërvitore, shkruan Indeksonline
Ish-futbollisti i njohur në futbollin tonë, e zëvendësoi të larguarin Afrim Tovërlani.
Gjatë karrierës së tij si trajner, Dragusha ka drejtuar edhe ekipin e Vushtrrisë, ndërsa nga viti 2019 deri më 2022 ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner te Drita./Indeksonline/