Aksident në Taivan, raportohet për 33 të vdekur
03

Lexo edhePresidenti i ri i Gjermanisë, kritikues i ashpër i Trump-it

Numri i personave të vdekur pas aksidentit të një autobusi ka arritur në 33, pasi një ishte konfirmuar në orët e para të së martës.
Autobusi po barte 44 veta përfshirë edhe vozitësin, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
shumica e viktimave raportohet se janë të moshës mesatare dhe të vjetër në mes moshës 50-70. Ata ishin duke u kthyer në shtëpi pasi kishin vizituar një fermë në rajonin e Taichung.
Autobusi ishte rrokullisur nga autostrada afër Taipei dhe sipas mediave lokale atje kjo ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe.

Lexo edhePresidenti i ri i Gjermanisë, kritikues i ashpër i Trump-it
Gjersa mjeti është përmbysur disa kanë arrit të kërcejnë jashtë. 11 veta raportohet se janë duke u trajtuar.
Ky është aksidenti i dytë më i keq në Taivan për afro 30 vjet.