Salloni më serioz i tepihave dhe perdeve në Skenderaj “Vali Comerc” sot ka bërë hapjen e lokalit në mënyrë solemne. Menaxheri i këtij objekti madhështor Haki Sejdiu kishte ftuar figura politike e kulturore me rastin e prerjes së shiritit, transmeton Drenica Press.
Me rastin e hapjes së lokalit menaxheri Haki Sejdiu tha për Drenica Press se ” me rastin e hapjes së lokalit ne kemi ofruar zbritje të madhe për gjitha artikujt nga 10% deri në 30 % zbritje.
Lokali gjendet në rrugën “17 Shkurti” afër shtëpisë së kulutrës Hasan Prishtina në Skenderaj.
Tutje Sejdiu tha se objekti 620 metra katror është i mbushur i tërë me perde, tepiha të modeleve të ndryshme, jorgana, mbulesa e shumë artikuj tjerë ndër më modernet. Ai tha se tani qytetarët e Skenderajt dhe vendeve të tjera tek ne mund të gjejnë modelet më të reja dhe poashtu gjtha modelet klasike të tepihave, perdeve, mbulesave, jorganëve, ku kualiteti i materialit është i garantuar.
Më poshtë do të shihni fotot me rastin e hapjes së objektit “Vali Comerc” në Skenderaj