Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në Radishevë të Skenderajt ku kanë mbetur të plagosur 3 persona, njëri nga ta edhe ka ndërruar jetë, raporton Drenicapress.info.
Rastin e ka konfirmuar policia ku sot ka dhënë edhe detaje shtesë lidhur me këtë rast.
“Ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, si pasojë e plagëve një femër K/Shqiptare ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa dy te plagosurit tjerë: një femër dhe një mashkull janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, gjendja e tyre është e rëndë. Njësitet policore përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes, kanë konfiskuar një armë të gjatë me shtatë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./Drenicapress.info