back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeDon Xhoni u shoqërua në stacion nga policia, sqaron rastin lidhur me...

Don Xhoni u shoqërua në stacion nga policia, sqaron rastin lidhur me armën e gjetur në veturë

Të ngjajshme

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve...

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Aktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, mund të përballet me...

Dy persona janë kapur me armë zjarri dhe fishekë në veturë në Drenas. Në mesin e tyre ka qenë edhe reperi Don Xhoni.

Ngjarja ka ndodhur sot, kur njësitë e Reagimit të Shpejtë kanë ndalur një veturë të tipit Land Rover, për kontroll në fshatin Poklek. Gjatë kontrollit, në fiokun e veturës është gjetur një armë zjarri e tipit “DERYA” 9x19mm dhe një karikator me 10 fishekë.

Sinjali raporton se arma në fjalë nuk i përkiste Don Xhonit, por ishte në pronësi të djalit të axhës së tij, i cili e posedon armën me leje dhe me autorizim për lëvizje drejt poligonit të qitjes.

Sipas rrethanave të sqaruara në Polici, një ditë më parë, djali i axhës së Don Xhonit kishte përdorur veturën e tij dhe kishte harruar armën në fiokun e mesit.

Artisti, i cili të nesërmen, pra sot, ka dalë me veturë, nuk ka qenë në dijeni për praninë e armës dhe e ka kuptuar vetëm në momentin kur Policia e ka ndaluar për kontroll.

Në një prononcim Don Xhoni ka deklaruar: “Policia ka qenë shumë korrekte dhe profesionale gjatë gjithë trajtimit. Jam shoqëruar në stacion ku kam sqaruar të gjitha rrethanat. Më pas ka ardhur edhe djali i axhës, pronari i armës dhe ka dhënë deklaratën e tij. Gjithçka është sqaruar.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz