Fatmir Limaj: Me inate, me ego s’ndërtohet shteti, lidership është kur e gjen zgjidhjen
dp

Lexo edhe“Ky ndoshta do të jetë fundi i jetës siç e njohim ne”, Musk paralajmëron se Dielli do ta shkatërrojë Tokën

Fatmir Limaj sot u rizgjodh edhe për katër vjet kryetar i Nisma Socialdemokrate. Me këtë rast ai foli edhe për ngërçin politik në vend.
Ai tha se shteti nuk ndërtohet me intati e ego, dhe se lidershipi është kur tejkalohet vetvetja.
“Me inate, me ego nuk ndërtohet shteti. Lidershipi është kur e tejkalon veten, kur në situatën e pazgjidhshme e gjen zgjidhjen, kur në situatën e pa komunikueshme e gjen komunikimin. Kur në situatën e pamundur e gjen të mundshëm për vendin tënd. Ky është lidershipi, kjo është ajo që i duhet Kosovës”, tha Limaj.

Lexo edhe“Ky ndoshta do të jetë fundi i jetës siç e njohim ne”, Musk paralajmëron se Dielli do ta shkatërrojë Tokën
Ai tutje tha se nuk bën kurrë politika që imponohen nga disponimet ditore apo rrjetet sociale
“As kam bërë, as do të bëj, as do të bëj kurrë politikat, të cilat imponohen ose ndërtohen nga disponimet ditore, nga rrjetet sociale apo nga kafet”, ka thënë Limaj.