HomeLajmeDokument i rremë në tenderin e Komunës së Prizrenit, ngrihet aktakuzë ndaj...

Dokument i rremë në tenderin e Komunës së Prizrenit, ngrihet aktakuzë ndaj drejtorit dhe kompanisë

Të ngjajshme

Therje dhe grabitje në Gjakovë, viktima kërkon ndihmë mjekësore

Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar të hënën...

Tri raste të vjedhjeve në Prishtinë, pesë persona përfundojnë në pranga

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të...

Kendall konfirmon lidhjen, del publikisht me të dashurin e ri

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi nuk e fshehin më...

Vidhet kasaforta me para, dokumente e pistoleta nga shtëpia e një personi në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj. Ankuesi...

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për sulm seksual ndaj një gruaje

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se...

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj U.D. dhe kompanisë “M.L.L.C.” nën dyshimin për veprën penale të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik.

Sipas aktakuzës, gjatë muajit gusht të vitit 2024, në kuadër të tenderit për sigurimin fizik të objekteve të kujdesit parësor shëndetësor në Komunën e Prizrenit, me vlerë prej 80,825 eurosh, i pandehuri në cilësinë e drejtorit të kompanisë kishte paraqitur një faturë të dyshuar si të rreme në vlerë prej 4,775 eurosh.

Hetimet dhe verifikimet e kryera nga Administrata Tatimore e Kosovës kanë konstatuar se dokumenti i dorëzuar në ofertë nuk ishte i deklaruar sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Për të njëjtat veprime penale, aktakuza është ngritur edhe ndaj kompanisë si person juridik.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që, pas shqyrtimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Për U.D. është propozuar gjithashtu dënim plotësues që ndalon ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik. /Lajmi.net/