“Dokufesti” në vit sjell 4.7 milionë euro, Prizreni sivjet i ndau vetëm 10 mijë euro
01
Lexo edheMemorandum Bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare dhe Ministrisë së Diasporës
Ndikimi vjetor i festivalit ‘DokuFest’ në ekonominë e vendit vlerësohet të jetë mbi 4.7 milionë euro, raporton KTV.
Përkundër kësaj, komuna që udhëhiqet nga PDK-ja nuk po e vlerëson aq shumë këtë festival.
Kjo komunë ka ulur buxhetin këtë vit për ‘DokuFestin’, duke ndarë vetëm 10 mijë euro.

Lexo edheMemorandum Bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare dhe Ministrisë së Diasporës
Drejtues të këtij festivali thonë se me zvogëlimin e përkrahjes nga komuna, zhgënjimi i tyre po vazhdon të rritet çdo vit.
Edhe drejtues të organizatave tjera joqeveritare thonë se Komuna e Prizrenit përqindjen më të vogël të buxhetit e ndan për kulturë.
Zyrtarë të komunës thonë se përveç mbështetjes me 10 mijë euro, ‘DokuFesti’ do të përkrahet edhe në forma tjera. Ndërkaq, shuma që komuna ka ndarë për financimin e festivaleve është 23.500 euro, ku përfshihen organizimi i festivalit ‘Hasi Jehon’, ‘Ngom Fest’, ‘Takimet e Gjeçovit’ dhe shumë organizime të tjera kulturore.