BallinaKulturëDoktorantët e Fakultetit të Edukimit botojnë libër në Amerikë

Doktorantët e Fakultetit të Edukimit botojnë libër në Amerikë

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Këto ditë Shtëpia Botuese Ndërkombëtare me seli në ShBA dhe përfaqësinë e saj për Evropë në Spanjë Vernon Press ka botuar librin “Intercultural Education: Kosovo Stories of Struggle and Resilience”. Libri është botuar nën udhëheqjen e profesorit nga Universiteti i Houstonit Prof dr. Cameron White dhe dekani i zgjedhur i Fakultetit të Edukimit prof. dr. Blerim Saqipi.

Autorë të këtij libri janë edhe studentët e nivelit të doktoraturës nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës dhe kolegët e tyre amerikanë, studentët e nivelit të doktoraturës të Fakultetit të Edukimit në Universitetit e Houstonit.

Libri “Intercultural Education: Kosovo Stories of Struggle and Resilience” (“Edukimi Ndërkulturor: Tregimet e Vështirësive dhe Rezistencës në Kosovë”) ofron tregime që sfidojnë konceptet tradicionale në lidhje me historitë që janë shpesh të panjohura ose të injoruara. Libri trajton vështirësitë e arsimit shqip në Kosovë gjatë viteve të 90-ta nga një perspektivë e pa studiuar më parë. Ky koleksion është me interes për fakultetin, studentët, hulumtuesit dhe studiuesit e fushës së arsimit dhe studimeve kulturore, si dhe për anëtarët e organizatave ndërkombëtare që si fushëveprim e kanë arsimin.

Më tepër rreth librit mund të klikoni në linkun e mëposhtëm
https://vernonpress.com/book/1124

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz