back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajmeDogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Të ngjajshme

Policia arreston disa persona, i shtrin në asfalt dhe ua vendos prangat

Një rast i paprecedent ka ndodhur sot në Novobërdë. Disa...

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare

 Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës...

Shqipëri: “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmijë

Dy pajisje argëtuese për matjen e forcës së krahut,...

Ministria e Mjedisit, ajo e Bujqësisë dhe Industrisë kanë forcuar inspektimet në treg, pasi u konstatua se një pjesë e operatorëve i kanë paraqitur produktet e tyre me pesticide, sikur të ishin biocide.

Derisa vit pas viti ngrihen shqetësime për sigurinë e ushqimeve dhe mallrave të tjera që hyjnë në Kosovë, nga Dogana po synojnë që këtë vit të ndërmarrin veprime të cilat do të rezultojnë me analiza më të mirëfillta.

18 milionë euro ishte vlera e mallrave të konfiskuara nga dogana vetëm gjatë 2025-s.

Produkte me pesticide mbi normat e lejuar, e ushqime me origjinë të dyshimtë vit pas viti arrijnë të depërtojnë në tregun kosovar. Njoftimi se disa operatorë kanë keqpërdorur sistemin e regjistrimit duke paraqitur pesticidet si biocide, ka ngritur alarmin për marrje të masave, duke iniciuar edhe auditim të brendshëm për mbi 100 lëndë.

Paralelisht me inspektimet që po bëhen në tregun vendor, është shtuar nevoja edhe për analiza më të mirëfillta nga Dogana e Kosovës, shkruan RTK.

“Ne synojmë të fillojmë me zhdoganimin para arritjes. Formaliteti për dërgesat që janë në import dhe eksport do të përfundojnë para arritjes së mallit te dogana. I lejon doganës kohë për të bërë analizë të mirëfilltë të rrezikut në mënyrë që të vendos cilat dërgesa çfarë kontrolli i nënshtrohen”, tha Agron Llugaliu, drejtor i Doganës së Kosovës.

Reformat dhe investimet në infrastrukturë e teknologji, sipas Llugaliut, kanë ndikuar në rritjen e efikasitetit të doganës. Me këtë rast, ai tregoi se vetëm në 2025-tën, kanë konfiskuar mall me vlerë 18 milionë euro.

“Kemi pasur përpjekje në avancimin e sistemeve që na mundësojnë zbatimin e inteligjencës artificial në analizat që i bëjmë. Ka pasur edhe një mori reformash te avancimet që kemi bërë. Të gjitha kanë ndiku me pas një efikasitet më të mirë se vitin paraprak”, shtoi ai.

Pas përforcimit të inspektimit në terren ministritë gjegjëse, ka bërë të ditur se është ndaluar importi dhe përdorimi i substancave të rrezikshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz