Dogana gjen 1 milion euro të fshehura në rezervuarin e veturës në Merdare
dp

Lexo edheSot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore, shkatërrimi dhe bllokimet diplomatike

Burime të Indeksonline kanë treguar se paratë ishin të kamufluara brenda rezervuarit të karburantit të veturës, të paketuara në mënyrë të organizuar me qëllim shmangien e kontrolleve doganore.

Zbulimi është bërë falë pajisjeve të skanimit, të cilat kanë sinjalizuar ndërhyrje të dyshimta në strukturën e automjetit, çka ka çuar më pas në një kontroll të detajuar fizik.

Lexo edheSot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore, shkatërrimi dhe bllokimet diplomatike
Pas hapjes së rezervuarit, zyrtarët doganorë kanë gjetur shumën e konsiderueshme të parave, e cila dyshohet se po tentohej të futej në territorin e Kosovës.