“Do të luftojmë sa më shumë që të mundemi” – Vuçiq thotë se sonte do t’i dërgoj letër NATO-s për çështjen e urës mbi lumin Ibër
dp

Lexo edheUkraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 103 të burgosur lufte

Vuçiq tha se letrën do ta dërgojë sonte, ndërsa theksoi se Beogradi do të vazhdojë të kundërshtojë hapjen e urës, transmeton lajmi.net.
“Sonte po i dërgoj një letër Ruttes. Dhe çfarë mund të bëjmë? Do të luftojmë sa më shumë që të mundemi”, tha Vuçiq.
Gjatë kësaj jave, presidenti serb kishte paralajmëruar se do t’i shkruante Rutte-s për këtë çështje, duke kundërshtuar planin për hapjen e urës.

Lexo edheUkraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 103 të burgosur lufte
Deklaratat e tij vijnë pasi KFOR-i ka nisur tërheqjen graduale të pranisë së përhershme nga ura e Ibrit. Bashkimi Evropian ka deklaruar ndërkohë se kushtet e sigurisë për hapjen e urës janë përmbushur, por ka theksuar se vendimet duhet të marrin parasysh interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve.
Ura kryesore mbi Ibër ka qenë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve për vite me radhë dhe mbetet një nga çështjet më të ndjeshme politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës./lajmi.net/