Ditëlindja që u kthye në mort, 24-vjeçari që drejtonte makinën kishte dalë për të festuar me miqtë
BILLI

Lexo edheVIDEO/ Zhytësi me prejardhje shqiptare prek fundin e Oqeanit Paqësor

24-vjeçari V.C i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e mbrëmjes së të martës në rrugën Kavajë-Rrogozhinë mësohet se kishte ditëlindjen dhe kishte ftuar dhe dy miqtë e tij për të festuar në lokalet e natës në Tiranë.
Ata kishin marrë me qira makinën tip “Benz” me targe AA 615 VO por sapo janë nisur nga Kavaja janë aksidentuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, ku drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qira), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Lexo edheVIDEO/ Zhytësi me prejardhje shqiptare prek fundin e Oqeanit Paqësor
Nga aksidenti i rëndë humbi jetën në vend Lumturie Demrozi, 48 vjeçe, nëna e dy vajzave e cila ishte kalimtare dhe Gentian Belba, 28 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë.