“Dita 1” e Kryeministrit Haradinaj, pamje dhe fotografi nga ceremonia e marrjes së postit
BILLI·

Ramush Haradinaj, lideri i AAK’së, tani Kryeministër i vendit, për një kohë të gjatë e kishte projektuar veten në këtë post. Ai pothuaj në të gjitha paraqitjet publike, që prej kthimit nga Tribunali i Hagës, nuk ka pushuar së kërkuari kreun e ekzekutivit, për të filluar, sipas tij, me punë intensive. Ose, siç i pëlqen të thotë vet Haradinajt – me punë nga “Dita 1”.
Më poshtë mund të shikoni fotografi dhe pamje nga ceremonia e dorëzim –pranimit që është zhvilluar në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Që nga sot fillon edhe numërimi për 100 ditëshin e parë, një afat që zakonisht u jepet qeverive për të treguar rezultatet e para të punës.
Haradinaj, pas marrjes së postit do të ketë një takim me ambasadorin amerikan Greg Delawie./GazetaExpress/

Lexo edheNga sot Haradinaj zyrtarisht kryeministër, Mustafa ia dorëzoi postin (Foto)





















