Disa persona ‘ia zunë pritën’ Thaçit në Londër, i ndodhë ajo çka s’e priste!
03Përditësuar më

Lexo edheMiratohet raporti për shkarkimin e krye-shefes së Inspektoratit Policor të Kosovës

Disa kosovarë ia zunë priten presidentin Thaçi në Londër, për ta pyetur se sa hektarë do t’i japë Serbisë.
Presidenti Hashim Thaçi gjendet në Londër, ku do të marrë pjesë në një në Institutin “Chatham House”.
Derisa po hynte në këtë institut, Thaçi u përballë me një numër të vogël të protestuesve kosovarë, shkruan Gazeta Express.
Ata mbanin parulla me mbishkrimet “Ne kemi një president problematik”, “2 mijë hektarë Maqedonisë, 8 mijë hektarë Malit të Zi. Sa Serbisë”, “Këpute korrupsionin, jo tokën tonë”.

Lexo edheMiratohet raporti për shkarkimin e krye-shefes së Inspektoratit Policor të Kosovës
Thaci, i shoqëruar me këshilltarin e tij, Bekim Collaku, hyri në objektin e institutit, ndërsa kosovarët që po prisnin u fotografuan me parullat e tyre.
“I ftuar nga instituti Chatham House, ku do të flas për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës”, ka shktuar Thaci në Facebook, pas nisjes për nga Londër.