Takimi i xhiros së XIX-të, që shënon edhe fillimin e stinorit pranveror, ka përfunduar me rezultat minimal, 1:0, në favor të skuadrës së Dritës.
Ndonëse loja ishte intensive dhe e barabartë, megjithatë rezultati ishte ai qe vendosi gjithçka në fund.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Fidan Gërbeshi nga pika e bardhë në minutën e 53’, duke e vulosur kështu edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.





