back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeDiplomatja amerikane për iftar në xhami të Prishtinës, jep këtë mesazh!

Diplomatja amerikane për iftar në xhami të Prishtinës, jep këtë mesazh!

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Iftarët dhe Syfyrat në muajin e shenjtë të Ramazanit padyshim se kanë “lezet”. Kësisoj, dje në xhaminë “Pavarësia” është shtruar një iftar për të rinjtë e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Por, e veçanta e këtij organizimi ishte pjesëmarrja e Zëvendës ambasadores së ShBA-ve në Prishtinë, Coleen Hyland me disa bashkëpunëtorë, shkruan Indeksonline.

Hyland ka falenderuar Imamin e Xhamisë, Nexhmi Hoxhen për ftesën, me këtë rast ka thënë disa fjalë.

“… ndihem tejet e nderuar që sot bashkë me ju, jam ulur rreth sofrës së iftarit. Ky muaj është i tillë që ju merrni kohë më shumë për të menduar për vete dhe për të tjerët. Ne kemi respekt për traditat tuaja”, ka thënë diplomatja amerikane, Hyland.

Ndërsa imami, Nexhmi Hoxha falenderoi po ashtu Hyland dhe njëkohësisht potencoi faktin se si popull shqiptar do të jenë gjithmonë mirënjohës për të mirat që na i ka dhënë populli i Amerikës.

“…Duke u nisur nga hadithi i Profetit, i cili ka thënë se kush beson Allahun dhe ditën e gjykimit, le ta nderoj mysafirin e tij, ne jemi munduar dhe po mundohemi që t’ua kthejmë të mirat dhe t’u jemi mirënjohës për ndihmën që ka dhënë dhe po jep populli i Amerikës për Kosovën”, tha Hoxha.

Tutje, në një fjalë rasti shfrytëzoi rastin të flet edhe Kryeimami i Prishtinës, Burhanudin Hashani i cili në emër të Bashkësisë Islame falenderoi të pranishmit në xhami.

“…Muaji i Ramazanit duhet të reflektojë që ne të mendojmë më shumë dhe t’u jemi më pranë edhe atyre që nuk kanë. Në këtë muaj duhet të përkushtohemi më shumë që të dalim nga ky muaj me zemër të pastër dhe të çiltër”, tha kryeimami i Prishtines./Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz