back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeSkandaloze, kryeministri u tregon fëmijëve se kur mund të konsumojnë narkotikë, alkool...

Skandaloze, kryeministri u tregon fëmijëve se kur mund të konsumojnë narkotikë, alkool e duhan

Të ngjajshme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve me temë “Çdo Ditë është 1 Qershori, ka bërë një deklaratë skandaloze për një drejtues institucioni siç është ai, raporton Gazeta Metro.

Ai gjatë bisedës që pati me fëmijët, pikërisht në ndërtesën e Qeverisë, duke dashur t’u kërkojë atyre që tani të mos bëjnë gabime si konsumimi i alkoolit, duhanit e marrja e narkotikëve, ai u tha atyre se koha është me ta dhe këtë mund ta bëjnë kur të rriten, por jo tani.

“Këtu janë puna e detyrume po se po, llojet e ndryshme të skllavërisë, këtu hyjnë edhe rreziqe të natyra tjera cilatdo qofshin. Këtu hynë edhe narkotikët edhe alkooli, duhani e të gjitha këto. Kur  rriteni keni boll kohë për të gjitha këto, nëse është bash përcaktim i dikuj, por sa jeni fëmijë është mirë mos me leju këtë”, tha ai.

Ndërkohë, Konferenca u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children zyra në Kosovë.

Ndryshe, duhet të ceket se kohëve të fundit një ndër sulmet ndaj Haradinajt ishte nga mediat e Erdoganit, që kryeministri i Kosovës pi alkool. Për këtë, Haradinaj kishte thënë se është e vërtetë dhe që kjo vjen nga tradita e vendit prej nga vjen ai dhe familja e tij./Gazetametro.net

Mëposhtë keni fjalimin e tij:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz