Dimal Basha i jep “direktiva” Kushtetueses, i “dënon” PDK’në e LDK’në, Fatmir Limajn tenton ta frikësojë me prag

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka dhënë një paralajmërim të qartë për opozitën, duke thënë se sonte shtë mundësia e fundit për të kaluar votimin e fshehtë për Albulena Haxhiun, si kyeparalamentare.
“Sonte opozita e ka mundësinë e vetme dhe të fundit – e kalojmë Komisionin dhe e provojmë votimin e fshehtë një herë të vetme”, shkroi Basha në një postim në Facebook.
Ai tha se nëse Haxhiut nuk i sigurohen votat e nevojshme, procesi do të kalojë në votim të hapur dhe do të ndërrohet kandidati. Sipas Bashës, kundërshtimi i votimit të fshehtë nga opozita është një qëndrim absurd dhe antikushtetues, pasi Kushtetuta e garanton këtë formë të votimit.
“Përndryshe, po përfundon afati me një qëndrim absurd e antikushtetues, sepse opozita po refuzon me mundësu votimin e fshehtë – diçka që e garanton Kushtetuta,” shkroi ai.
Basha shtoi se ende beson se “ka disa deputetë të arsyeshëm nga opozita që mund të votojnë dhe ta kalojmë këtë proces”.

Lexo edhe29 vatra zjarri brenda tetë oreve, Muharremi: Ministrat, a thu janë gjallë a jo?
Ai rikujtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë afat vetëm 30-ditor për zgjedhjen e anëtarit, dhe me skadimin e këtij afati, sipas tij, i vetmi opsion që mbetet është dërgimi i vendit në zgjedhje.
Në fund, Basha u shpreh i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, “koalicioni LDK-PDK do ta marrë dënimin e merituar që nuk votuan për konstituimin e shtëpisë së tyre”, duke shtuar se disa parti “nuk e kalojnë as pragun” dhe se “nuk kalojnë as deputetët që u kontrabanduan me vota të vjedhura”.














