Dikur u përlesh me kolegët për banesën, sot efektivja Blerta Dervishi kundër qytetarëve (VIDEO)
BILLI
Lexo edheKy është shteti që ka më së shumti shqiptarë në botë, nuk është Shqipëria!
Përplasje me policinë për të kundërshtuar shembjen e banesës, skenari duket i njëjtë, por për efektiven Blerta Dervishi, situatat janë të ndryshme. Pamjet e pak kohëve më parë, ndërsa punonjesja e policise Blerta Dervishi përplasej me kolegë të saj policë duke kundërshtuar shembjen e banesës së saj bënë xhiron e mediave apo rrjeteve sociale, ndërsa sot situata është krej tjetër.
Blerta Dervishit, këtë herë nën uniformën e policisë, i është dashur të përballet me banorë të Bregut të Lumit, të cilët, ashtu sikundër vetë ajo pak kohë më parë, sot kundërshtojnë të dalin nga banesat e tyre.
Në videon e publikuar nga “BalkanWeb” shihet punonjësja e policisë Blerta Dervishi, e rreshtuar krah kolegëve të saj, duke mbrojtur rendin në zonën e Bregut të Lumit e duke mos lejuar banorët të hyjnë në banesat e tyre, të parashikuara për të shembur, pasi preken nga projekti i Bulevardit të Ri.

Lexo edheKy është shteti që ka më së shumti shqiptarë në botë, nuk është Shqipëria!