Digjet një depo në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, s’ka të lënduar
dp

Lexo edhePër herë të dytë në Apel çështja e paraburgimit të pesë zyrtarëve policorë për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Pllana ka thënë se lidhur me rastin nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 14:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët janë duke lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Pllana.
Teksa aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lexo edhePër herë të dytë në Apel çështja e paraburgimit të pesë zyrtarëve policorë për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan
Lidhur me këtë ka folur edhe drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi, i cili tha se zjarri është fikur.
Derisa një zjarrfikës ka marr pak oksigjen nga ekipet mjekësore emergjente
“Një depo është përfshirë nga zjarri i cili ka ngjyra, goma, llaqe. Aktulaisht e kemi fik zjarrin. Kanë reaguar edhe punëtorët e ndërmarrjes, dhe me të vërtetë kanë mundur të përfshihet edhe ndonjë përreth…Një zjarrfikës ka marr pak oksigjen nga ekipet mjekësore emergjente”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/