BallinaLajmeDigjet ferma me 23 krerë lopë

Digjet ferma me 23 krerë lopë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

23 krerë lopë u dogjën për së gjalli nga zjarri që përfshiu një fermë në Mitrovicë.

Veç lopëve, brenda stallës kishte edhe gjallesa tjera të cilat e kishin të njëjtin fat.

Fermerët tregojnë për T7 se e gjithë ngjarja ndodhi për 15 minuta, dhe se policia e Kosovës po e heton arsyet e zjarrit.

U deshën pesëmbëdhjetë minuta që të digjet pothuajse gjithçka që ata zotëronin.

Shumë krerë të lopëve në fermën e familjes Franca ngordhën pasi u përfshinë nga flaka mbrëmjen e së enjtes, në Mitrovicë.

Të parët që kishin vërejtur zjarrin ishin disa fëmijë.

Por kur pronarët e morën vesh, ishte shumë vonë për të shpëtuar lopët dhe gjallesat tjera që po qëndronin brenda.

Madje në përpjekje për t’i shpëtuar, mbeti edhe dikush i lënduar.

Franca thotë që nuk kishin pasur asnjëherë problem të kësaj natyre, ndërkohë që dyshon se shkaktar ka qenë energjia elektrike.

Të njëjtit kërkojnë ndihmë nga shteti për t’u rimëkëmbur.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar rastin dhe thanë se janë duke hetuar arsyet e zjarrit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz