back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeDigjen dy shtëpi banimi në Malishevë, lëndohet një zjarrfikës

Digjen dy shtëpi banimi në Malishevë, lëndohet një zjarrfikës

Të ngjajshme

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë ka...

Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës...

Krasniqi thotë se Kurti përdori Haxhiun për të fshehur dështimin politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë...

Dy shtëpi banimi në fshatin Carrallukë të Malishevës janë përfshirë sot nga zjarri. Në përpjekje për të shuar zjarrin, lëndime të lehta trupore ka marrë një zjarrfikës, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha.

Graishta ka thënë se shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë lidhja e shkurtër e krijuar nga kontakti i telave të rrymës në afërsi të njërës nga shtëpitë e djegura.

“Rreth orës 09:30 policia në Malishevë është njoftuar për një zjarr që kishte kapluar dy shtëpi banimi në fshatin Carrallukë. Njësitet policore bashkë me zjarrëfikësit i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Për shkak të shqetësimit të një personi të moshuar, në vendngjarje është ftuar edhe një autoambulancë. Ndërkohë, në përpjekje për të shuar zjarrin, lëndime të lehta ka pësuar një zjarrëfikës. Persona tjerë të lënduar nuk ka, dëmet materiale janë të mëdha ndërsa shkaktari i zjarrit dyshohet të jetë lidhja e shkurtër e krijuar nga kontakti i telave të rrymës në afërsi të njërës nga shtëpitë e djegura’, ka deklaruar Graishta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz