back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaSportDi Marzio: Kosova, ekip plot me talentë dhe super trajner

Di Marzio: Kosova, ekip plot me talentë dhe super trajner

Të ngjajshme

Ditë tragjike në Turqi, dy aksidente rrugore, 16 të vdekur dhe 30 të plagosur

Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u...

Muslija asiston në fitoren e Dusseldorfit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka bërë...

Mbappe “heroi” i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit

Real Madridi mezi ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj...

Dosja Jeffrey Epstein: Në një email përmendet edhe emri i Behgjet Pacollit

Dosja Jeffrey Epstein, ku mesazhet janë publikuar nga Departamenti...

Gianluca di Marzio i ka kushtuar një artikull talentëve të Përfaqësuses së Kosovës.

Kosova është skuadër plot me talentë që ka filluar të shihet edhe nga mediat kryesore evropiane.

Gianluca di Marzio i ka kushtuar një artikull Përfaqësueses së Kosovës pas ndeshjeve të para në Ligën e Kombeve.

“Fitorja e fundit ndaj Ishujve Faroe, i dedikohej ish-presidentit të FFK-së, të ndarë nga jeta në qershor, i cili ishte edhe i pari që luftoi për të drejtat e futbollit në Kosovë”, shkruan Di Marzio, që po ashtu ka plot lëvdata për selektorin e Kosovës, Bernard Challandes.

Di Marzio ka lavdëruar edhe opsionet në ekipin e Kosovës përfshirë Milot Rashicën, Samir Ujkanin, Donis Avdijajn e të tjerët.

Milot Rashica, veçohet për shpejtësinë dhe asistimet e tij. Edhe Ujkani, një njohje e vjetër për futbollin italian, tashmë është një rekordmen për prezencat në kombëtare, transmeton “lajmi.net”.

Dhe, nuk mbaron këtu, Donis Avdiaj, 22-vjeçari që është aktivizuar me të rinjtë e Gjermanisë, por në fund zgjodhi Kosovën prej prindërve. Gjithashtu, edhe Berisha i Lacios, Kryeziu tek Zyrihu apo edhe Muriqi në Turqi tek Rizespor.

Kaq shumë emra e talente për Kosovën, që pritet të jetë një kombëtare gjithmonë e në rritje në arenën ndërkombëtare’, shkruhet në artikull. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz